Ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Italisë në futboll do të luhen më 12-13 qershor, ndërsa finalja më 17 qershor, njofton “Sky Sport Italia”.
Juventusi do të përballet me Milanin më 12 qershor, ndërsa Napoli me Interin më 13 qershor. Ndeshjet e para gjysmëfinale ishin luajtur në shkurt. Milani barazoi 1:1 në shtëpi me Juventusin, ndërsa Interi pësoi 1:0 në shtëpi nga Napoli.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFinalja do të luhet në Romë më 17 qershor. Klubet janë shqetësuar se nuk kanë mjaftueshëm kohë mes ndeshjeve, veçanërisht pasi është pushuar tre muaj shkaku i koronavirusit.
Qeveria e Italisë ka pranuar kërkesën nga Lega Serie A që të vazhdohet me ndeshjet e Kupës së Italisë.
Serie A do të rifillojë më 20 qershor.