Ndeshjet e kthimit gjysmëfinales të Kupës së Italisë mes Juventusit e Milanit dhe Napolit e Interit, do të luhen këtë fundjavë me fillim në ora 21:00, shkruan transmetuesi shtetëror “Rai”.
Juventusi e pret Milanin në Torino të premten. Rezultati në ndeshjen e parë ishte 1:1.
Ndërkohë Napoli do të përballet me Interin të shtunën nga ora 21:00. Napoli ka fituar ndeshjen e parë me rezultatin 1:0.