Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kumbulla lëndohet në fitoren e Veronas

Mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë, Marash Kumbulla, ka marrë një lëndim të kofshës të dielën në fitoren 2:1 që Verona e shënoi në shtëpi ndaj Brescias në xhiron e 11-të të Serie A të Italisë.

Kumbulla u zëvendësua në minutën e 16-të. Për Veronan tërë ndeshjen luajti reprezentuesi i Kosovës, Amir Rrahmani, ndërkohë te Brescia nga minuta e 46-të u aktivizua Emanuel Ndoj.


Lexoni edhe: 

Balotelli gjuan topin në tribuna pas abuzimit racist në përballjen me Veronën


Kastriot Dermaku luajti tërë ndeshjen për Parmën në barazimin 1:1 në udhëtim ndaj Fiorentinas të dielën. Dermaku është kthyer në titullar të padiskutueshëm te Parma, shkruan Koha Ditore.

Berat Gjimshiti luajti po ashtu tërë ndeshjen për Atalantan, ndërsa skuadra e tij pësoi 2:0 në shtëpi të dielën ndaj Cagliarit.

Të shtunën Blerim Xhemajli u aktivizua nga minuta e 76-të në humbjen 2:1 të Bolognas ndaj Interit.