Mario Balotelli gati sa nuk doli nga fusha gjatë përballjes së Brescias me Veronën këtë të diele në Seria A, pasi ai është abuzuar me racizëm edhe një herë.
Ish-futbollisti i Kombëtares së Italisë, i cili ka qenë cak i sulmeve raciste gjatë gjithë karrierës së tij, përsëri u be pre e abuzimit nga tribunat e ndeshjes në Stadio Marcantonio Bentegodi, shkruan Goal.
Bashkëlojtarët dhe lojtarët e Veronës e ndalën 29-vjeçarin që dëshironte të dilte nga fusha, pasi gjuajti topin në tribuna, transmeton Koha.net.
Pastaj gjyqtari ndërpreu lojën para se të ndiqte protokollin, me një deklaratë që lexohej përmes sistemin të adresave publike në përpjekje për të mbyllur çështjen.
Balotelli më vonë shënoi në humbjen 2-1 që e lë Brescian në ndër tri pozitat e fundit në tabelë.