Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lazio gjobitet për shkak të abuzimit racor nga tifozët ndaj Balotellit

Lazio është gjobitur me 20 mijë euro për shkak të fyerje në baza racore që tifozët e klubit i bënë sulmuesit të Brescias, Mario Balotelli.

Ndeshja e së dielës në Serie A ishte ndërprerë përkohësisht dhe ishte dhënë një njoftim në stadium që kërkonte nga fansat mysafirë të ndalnin brohoritjet diskriminuese ndaj Balotellit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

29-vjeçari më pas kishte deklaruar se fansave duhet t’u vijë turp për sjelljet.

Balotelli kishte shënuar golin hapës të ndeshjes, në të cilën Lazio fitoi 2 me 1.

Balotelli kishte kërcënuar se do të largohej nga fusha gjatë ndeshjes me Veronan në nëntor, për shkak të sjelljeve raciste të tifozëve