Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kumbulla i mungon Shqipërisë në ndeshjet e nëntorit

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Marash Kumbulla, nuk do të grumbullohet për ndeshjet e këtij muaji.

Zyra Shëndetësore Lokale e Romës ka urdhëruar që të gjithë futbollistët e klubit verdhekuq të futen në izolim, pasi dy ditë më parë Edin Dzeko doli pozitiv në testin për koronavirus.

Pos mbrojtësit 20-vjeçar për ekipin kombëtar shqiptar nuk do të jenë në dispozicion edhe Kastriot Dermaku e Enea Mihaj, të cilët janë të lënduar, ndërsa Reja shpreson që të mos ketë probleme me Berat Gjimshitin që luan tek Atalanta dhe Ardian Ismajlin që aktivizohet po ashtu në Serie A, te Spezia. Shqipëria të mërkurën do ta luajë ndeshjen miqësore ndaj Kosovës, që vlen për përgatitje për dy ndeshjet në Ligën e Kombeve, atë ndaj Lituanisë dhe Kazakistanit.

Artikuj të ngjashëm