Maratona e Tokios e muajit të ardhshëm është kufizuar në vetëm atletë elitar pas përhapjes së koronavirusit. Lajmi është bërë i ditur nga organizatorët të hënën. Gara e vrapimit 42 kilometra e 195 metra e paraparë të mbahet më 1 mars, është një nga maratonat më të mëdha në botë.
Mbi 37 mijë persona morën pjesë në garën e vitit të kaluar. Por, pas një numri të rasteve me koronavirus të regjistruara në Tokio, organizatorët kanë vendosur të kufizojnë numrin e garuesve.
Virusi ka infektuar më tepër se 71 mijë persona nëpër botë dhe 1775 kanë humbur jetën nga virusi, përfshirë pesë jashtë territorit të Kinës. Përhapja e koronavirusit ka ndikuar dukshëm në kalendarin sportiv, veçanërisht në Kinë.
Artikuj të ngjashëm
-
Maratona e Tokios u mbajt në rrugë të zbrazura e me vetëm disa qindra garues
-
Zbulohet rasti i parë me koronavirus në fshatin Paralimpik
-
Zyrtarët në Tokio të alarmuar me rritjen e rasteve me koronavirus
-
Nuk përjashtohet mundësia e anulimit të Lojërave Olimpike në momentet e fundit
-
IOC-ja ka zvogëluar rrezikun për aq sa ishte e mundur