Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zyrtarët në Tokio të alarmuar me rritjen e rasteve me koronavirus

Zyrtarët japonezë janë alarmuar të enjten, ndërsa Tokio ka raportuar shifër rekorde të rasteve ditore me koronavirus për ditën e tretë rresht, ndërsa Lojërat Olimpike po vazhdojnë.

“Ne kurrë nuk kemi përjetuar përhapjen e infeksionit në këtë shkallë”, ka thënë politikani Katsunobu Kato, anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve të Japonisë, raporton agjencia AP.

Tokio ka raportuar 3865 raste të reja me koronavirus të enjten, një rritje nga 3177 sa ishin të mërkurën dhe dyfishë më tepër sesa që ishte një javë më parë. Është shifra më e lartë që kur pandemia nisi në fillim të vitit të kaluar.

Japonia ka mbajtur të ulëta numrin e rasteve dhe të vdekjeve nga COVID-19 krahasuar me shtetet tjera.

Në Tokio është gjendje emergjente që nga 12 korriku. Ishte vendosur para Lojërave Olimpike që nisën të premten.

Edhe Tokio në alarm pas mbi 5 mijë rasteve të reja ditore në mes të Olimpiadës Botë Tokio në alarm pas mbi 5 mijë rasteve të reja ditore në mes të Olimpiadës

Zyrtarët në Tokio të enjten kanë njoftuar se dy olimpistë ta huaj janë aktualisht të hospitalizuar me COVID dhe 38 tjerë janë të izoluar në hotele.

Guvernatori i Tokios, Yuriko Kioke, ka bërë thirrje që të mos ngarkohen spitalet në Tokio.