Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kuç, më i miri i javës

Kapiteni i Ballkanit, Edvin Kuç, është shpallur lojtari më i mirë i xhiros së parafundit (35) të Superligës së Kosovës në futboll.

Kuç në fitoren 2:0 ndaj Ferizajt e realizoi golin e parë dhe ishte prej më të mirëve në fushë. Dhe një komision i veteranëve të futbollit kosovar e ka shpallur më të mirin e xhiros.

“Të shpallet Ylli i Javës në xhiron kur edhe jemi rishpallur kampionë është kënaqësi e veçantë. Si kapiten jam krenar me ekip[in dhe me ecurinë që kemi treguar këtë edicion. Rruga për ta mbrojtur titullin nuk ka qenë e lehtë. Kemi pasur shumë ndeshje, kemi lëshuar pikë rrugës, por në fund karakteri i skuadrës, puna e shtabit teknik dhe organizimi i mirë i klubit kanë bërë që sërish trofeu i kampionit të vijë në Suharekë”, ka thënë Kuç.

Ai ka disa vjet që është prej më të mirëve në futbollin kosovar.