Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Krasniqi shpallet “Ylli i Javës”

Sulmuesi i krahut, Ermal Krasniqi, është shpallur lojtari më i mirë i xhiros së 12-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Krasniqi të premten ka pranuar çmimin “Ylli i Javës” që ndahet nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Krasniqi u vlerësua për paraqitjen e mirë që e tregoi në fitoren e Ballkanit ndaj Trepçës ’89 me rezultatin 2:0.

Ai shënoi golin e epërsisë për Ballkanin, ndërsa ishte ndër lojtarët më të dalluar në fushë.

Kjo është java e dytë rresht që ky çmim shkon te Ballkani, pasi për xhiron e shkuar epiteti i më të mirit i takoi Armend Thaqit.

Për Krasniqin, kjo është hera e parë që nderohet me epitetin e lojtarit më të mirë të xhiros së kampionatin e Kosovës.

Artikuj të ngjashëm