Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kroosi e mendon pensionimin

Foto: Reuters

Toni Kroos dëshiron ta mbyllë karrierën në Real Madrid.

Mesfushori gjerman ka zbuluar se po e mendon pensionin pas përfundimit të kontratës me Real Madridin, e cila skadon në vitin 2023, transmeton KTV.

“S’kam asnjë dyshim se unë nuk jam tip i lojtarit që do të luajë deri sa të jetë 38-vjeçar. Kam edhe tre vjet e gjysmë kontratë me Real Madridin, deri në verën e vitit 2023. Atëherë do t’i mbush 33 vjeç. Kjo është një moshë e mirë për të menduar se çfarë dua, pa pasur kontratë që vazhdon edhe për katër vjet”, ka thënë Kroos.

Kroos ka qenë pjesë e Real Madridit që nga viti 2014, dhe gjatë kësaj periudhë në Spanjë ka fituar një herë titullin e La Ligës dhe tri herë atë të Ligës së Kampionëve.