Toni Kroos mund të zgjedhë pensionimin nga futbolli në vend të vazhdimit të kontratës me Real Madridin, raporton “goal.com” të martën.
Ekziston një disponim se ky mund të jetë sezoni i fundit i Kroosit me madrilenët, pasi kontrata e tij skadon në fund të sezonit.
“Unë vetë nuk e di se çfarë mendoj. E di që do të tërhiqem këtu, por të ardhmen time do ta vendos në muajt e parë të vitit 2023”, pati thënë Kroos në nëntor.
32-vjeçari Kroos pjesë e Bayernit është që prej vitit 2014. Ai më herët ka luajtur edhe për Bayernin dhe Leverkusenin.
Artikuj të ngjashëm