Mesfushori Toni Kroos do të largohet nga Real Madridi në fund të këtij edicioni kur edhe i skadon kontrata. Lajmi është bërë i ditur të martën nga e përditshmja spanjolle “Marca”. Bëhet e ditur se Kroos ka njoftuar klubin për vendimin e tij dhe për këtë arsye nuk do t’i ofrohet rinovimi i kontratës.
Te Reali tashmë janë pajtuar me largimin e gjermanit vitin e ardhshëm pas një periudhe të gjatë në “Santiago Bernabeu” të mbushur me trofe.
32-vjeçari është pjesë e Realit prej vitit 2014, kur iu bashkua nga Bayern Muencheni, ndërsa këtë edicion ka tri paraqitje në të gjitha garat.