Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kroos rinovon kontratën me Realin

Mesfushori Toni Kroos do të jetë pjesë e Real Madridit të paktën edhe për sezonin e ardhshëm.

“Marca” ka shkruar të martën se Kroos tashmë ka firmosur rinovimin e kontratës me Realin, gjë që do të bëhet zyrtare brenda këtij muaji.

Me rinovimin e kontratës që i skadonte këtë verë, Kroos do të mbetet te Real Madridi deri në verën e vitit të ardhshëm. Ai ka preferuar ta rinovojë kontratën vetëm për një vit, duke kërkuar që të mos përfshihet opsioni i vazhdimit apo ndonjë klauzolë lirimi.

33-vjeçari ka 2 gola e 5 asistime në 43 paraqitje këtë sezon, ndërsa është pjesë e Realit prej vitit 2014 kur iu bashkua nga Real Madridi.

Artikuj të ngjashëm