Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kroos mbetet te Reali

Toni Kroos

Mesfushori Toni Kroos do të mbetet pjesë e Real Madridit edhe përtej sezonit aktual.

“Marca” ka njoftuar të martën se gjermani ka vendosur ta rinovojë kontratën me Realin që i skadon këtë verë.

Thuhet se Kroos do ta rinovojë kontratën edhe për një vit, pasi dëshiron të luajë edhe sezonin e ardhshëm përpara se të marrë vendimin për t’u tërhequr nga futbolli aktiv.

Marrëveshja mes palëve është arritur tashmë dhe gjithçka do të bëhet zyrtare brenda këtij muaji. 33-vjeçari ka refuzuar ofertat e klubeve tjera për të vazhduar të mbetet pjesë e Realit, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2014 nga Bayerni.

Në 35 ndeshje këtë sezon në të gjitha garat, Kroos ka 2 gola e 5 asistime.