Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kroos do ta rinovojë kontratën me Realin

Mesfushori Toni Kroos do të jetë pjesë e Real Madridit edhe pas përfundimit të sezonit aktual.

Të enjten “Marca” ka bërë të ditur se Kroos është pajtuar ta rinovojë kontratën me Realin që i skadon në verën e vitit të ardhshëm. Mësohet se Kroos do ta rinovojë kontratën e tij edhe për një vit dhe do të jetë pjesë e klubit spanjoll edhe për sezonin e ardhshëm.

Marrëveshja mes palëve është arritur në parim dhe do të bëhet zyrtare brenda këtij muaji. Kroos është njëri prej lojtarëve kyç të Realit, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2014. Në 11 paraqitje në të gjitha garat, 32-vjeçari ka tri asistime këtë edicion.