Mesfushori Toni Kroos pritet ta rinovojë kontratën me Real Madridin edhe për dy vjet.
Me rinovimin e kontratës që i skadon në vitin 2023, Kroos do të jetë pjesë e ekipit nga La Liga deri në fund të sezonit 2024/25.
Mediumet spanjolle kanë raportuar se negociatat mes palëve kanë nisur ndërsa Kroos ka paralajmëruar se është i gatshëm ta rinovojë kontratën.
“Kur të më skadojë kontrata aktuale do të jem 33-vjeçar dhe klubin e kam njoftuar se dëshira ime është ta mbylli karrierën te Real Madridi. Jam në sezonin tim te tetë dhe marrëdhëniet me klubin i kam shumë të mira dhe do të shohim si do të shkojnë gjërat”, ka thënë Kroos.
Ai është pjesë e Real Madridit prej vitit 2012 dhe këtë edicion ka tre gola e po aq asistime në 20 ndeshje në të gjitha garat.