E ardhmja e mesfushorit Toni Kroos te skuadra e Real Madridit mbetet në dyshim, ka raportuar të mërkurën gazeta spanjolle “Marca”.
Bëhet e ditur se Kroos ka refuzuar rinovimin e kontratës me Real Madridin për shkak të disa kushteve që ia ka vendosur klubit spanjoll.
Ai ka kërkuar garanci që edhe edicionin e ardhshëm të jetë titullar për ta rinovuar kontratën edhe për një vit.
Kjo kërkesë nuk është pëlqyer nga Reali dhe për këtë arsye bisedimet për rinovimin e kontratës janë shtyrë për vitin tjetër.
Kroos ka kontratë me Realin deri në fund të këtij edicioni, ndërsa është pjesë e këtij ekipi prej vitit 2014.
Këtë edicion, 33-vjeçari ka shënuar një gol dhe ka asistuar gjashtë herë në 23 paraqitje në të gjitha garat. Situatën e Kroosit te Real Madridi ka kohë që po e monitoron Juventusi, ekip që tashmë i ka bërë ofertë zyrtare Kroosit.