Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kroos konfirmon qëndrimin edhe për një vit te Reali

Mesfushori gjerman Toni Kroos ka konfirmuar se do ta vazhdojë qëndrimin te Real Madridi edhe për një vit.

Ai ka thënë se bisedimet për vazhdimin e kontratës janë në rrugën e duhur. “Po, gjithçka po shkon në rrugën e duhur”, ka thënë Kroos.

Ai do ta vazhdojë kontratën deri në qershor të vitit 2024. Pjesë e gjigantit spanjoll është prej vitit 2014. Ka qenë edhe pjesë e Bayer Leverkusenit dhe Bayern Muenchenit në Gjermani.

Kroos 33-vjeçar është pjesë e rregullt e Përfaqësueses së Gjermanisë. Në sezonin aktual, Kroos ka shënuar dy gola dhe ka asistuar pesë herë në 41 ndeshje.