Toni Kroos do të qëndrojë në Real Madrid për të paktën edhe një edicion. Kështu raporton të dielën gazeta spanjolle “Marca”.
Gjermani Kroos më herët nuk kishte pranuar vazhdimin e kontratës meqë mendonte pensionimin. Por, mesfushorit gjerman i është mbushur mendja të mbetet edhe një vit pjesë e Realit.
Kroos iu bashkua Realit në vitin 2014 nga Bayerni dhe ka bërë më shumë se 400 paraqitje.
Edhe trajneri Carlo Ancelotti pret ta ketë 33-vjeçarin në dispozicion në edicionin e ardhshëm. Ancelotti, po ashtu, shpreson t’i ketë në skuadër edhe Karim Benzeman 35-vjeçar dhe Luka Modriqin 37-vjeçar.