Mesfushori Toni Kroos është në bisedime të avancuara me drejtuesit e Real Madridit për rinovimin e kontratës, ka raportuar “Marca” të premten.
Mësohet se Kroos parimisht ka pranuar ofertën e klubit dhe pritet së shpejti ta bëjë zyrtare.
33-vjeçarit i është ofruar rinovimi i kontratës për një vit me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër, pasi gjermani po konsiderohet ende si njëri prej lojtarëve të rëndësishëm në ekip.
Kroos është pjesë e Realit prej vitit 2014, ndërsa këtë sezon ka 2 gola e 5 asistime në 39 paraqitje.
Po ashtu, e përditshmja spanjolle ka bërë të ditur se pas Kroosit, kontratat me Realin do t’i rinovojnë edhe Luka Modriq e Karim Benzema.
Të tre këta lojtarë kanë kontratë me klubin spanjoll deri në fund të sezonit.