Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kroosi mbetet te Reali edhe për një vit

Mesfushori Toni Kroos do të mbetet pjesë e Real Madridit edhe pas përfundimit të sezonit aktual. “Diario AS” ka njoftuar të hënën se mesfushorit gjerman i është ofruar rinovimi i kontratës edhe për sezonin e ardhshëm.

Bëhet e ditur se palët janë në negociata dhe marrëveshja është afër finalizimit.

Me rinovimin e kontratës, Kroos do të luante për Realin edhe edicionin e ardhshëm pasi vlerësohet si lojtar i rëndësishëm për ekipin. 32-vjeçari ka dy asistime këtë edicion në tetë paraqitje, ndërsa është pjesë e Realit prej vitit 2014.