Toni Kroosi dëshiron të pensionohet te Real Madridi.
Mesfushori gjerman ka deklaruar se nuk dëshiron të luajë për asnjë skuadër tjetër.
Kontrata aktuale, Kroosit i skadon në fund të këtij sezoni.
“Unë do të pensionohem këtu në Real Madrid, thjesht nuk e di se kur. Nuk dua të luaj për asnjë klub tjetër. Ne kemi marrëveshje me klubin deri në vitin 2023, kështu që unë do të vendos vitin e ardhshëm”, tha Kroos, përcjellë Fabrizio Romano.
Kroosi në ndeshjen e fundjavës në La Liga kundër Gironas (1:1), u ndëshkua me karton të kuq dhe ishte hera e parë në karrierë që përjashtohet.
Artikuj të ngjashëm