Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kroos do ta mbyllë karrierën te Reali

Toni Kroos

Mesfushori Toni Kroos do ta mbyllë karrierën me fanellën e skuadrës së Real Madridit, ka thënë agjenti i futbollistit gjerman.

Kroos iu bashkua Realit në vitin 2011 nga Bayern Munichu dhe me ekipin nga La Liga ka kontratë deri në verën e vitit 2023.

Agjenti Volker Strooth ka thënë se Kroos nuk është i interesuar të largohet nga Reali, klub për të cilin ka zhvilluar mbi 300 paraqitje në të gjitha garat dhe ka fituar trofe të ndryshëm, përfshirë tre në Ligën e Kampionëve.

“Toni do ta mbyllë karrierën te Reali, pasi kurrë nuk e ka kërkuar largimin. Familja e tij ndihet mirë në Madrid”, ka thënë Strooth.

Kroos 31-vjeçar këtë edicion ka regjistruar shtatë ndeshje në të gjitha garat për Realin.