Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kroos kërkon ta mbyllë karrierën te Real Madridi

Toni Kroos shpreson që do ta mbyllë karrierën te Real Madridi. Mesfushori gjerman ka bërë të ditur se është i lumtur në Madrid dhe nuk e ka menduar largimin.

“Dua që ta përfundoj karrierën time te Real Madridi. Unë dhe familja ime ndihemi mirë në Madrid, kam edhe një vit e gjysmë kontratë dhe dua ta respektoj atë”, deklaroi Kroos.

32-vjeçari është pjesë e Real Madridi që nga viti 2014 kur u transferua nga Bayern Munichu.