Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kroos dëshiron ta mbyllë karrierën te Real Madridi

Toni Kroos ka bërë të ditur se dëshiron ta përfundojë karrierën te Real Madridi. Mesfushori gjerman shpreson që shumë shpejt të nisë bisedimet për vazhdimin e kontratës.

“E bëra të qartë se këtu, te Real Madridi, dua ta mbyll karrierën time. Nuk e di sigurt se në cilin vit do të ndodhë, por do të jem këtu në Madrid”, deklaroi Kroos.

32-vjeçari ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2023. Ai është pjesë e klubit spanjoll që nga viti 2014, kur u transferua nga Bayern Munichu. Prej atëherë vlerësohet shumë lart te madrilenët.