Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kroos nuk po ngutet me kontratën e re

Toni Kroos ka ndalur bisedimet me Real Madridin për vazhdimin e kontratës.

Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se është vetë lojtari që ua ka bërë me dije krerëve të klubit se preferon të presë, përpara se të zgjasë kontratën me madrilenët.

Kontrata aktuale e mesfushorit skadon në vitin 2023.

Drejtuesit e klubit spanjoll janë të gatshëm t’i ofrojnë kontratë të re 32-vjeçarit pas formës së lartë të treguar edicionin që lamë pas.