Sport

Kroos izolohet pas kontaktit me një person që doli pozitiv

Toni Kroos

Real Madridi ka bërë të ditur se mesfushori Toni Kroos është izoluar për shkak se ka pasur kontakt direkt me një person që ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Klubi të premten ka bërë të ditur se Kroos në të gjitha testet ka dalë negativ, por gjermani është i detyruar t’i përcjellë protokollet shëndetësore dhe tashmë i është nënshtruar izolimit.

Ky është një lajm i keq për trajnerin e Realit, Zinedine Zidane për shkak se deri në fund të këtij edicioni kanë mbetur edhe dy ndeshje për t’u zhvilluar dhe madrilenët janë në garë për titullin e kampionit.

Reali, aktualisht është i dyti në tabelë me 78 pikë, dy më pak se Atletico Madridi që është lider.

Ndeshjen e radhës, Reali e luan të dielën në udhëtim te Athletic Bilbao derisa sezonin e mbyll vikendin e ardhshëm në Madrid kundër Villarrealit.