Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vetizolohet Zidane

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane është vetizoluar, pasi një person i afërt i tij ka dalë pozitiv për Covid-19, shkruan gazeta spanjolle “ABC” të enjten.

Real Madridi nuk ka pranuar të flasë rreth këtij raportimi.

“ABC” ka mësuar se Zidane ka mësuar se një i afërm i tij ka dalë pozitiv të enjten në mëngjes, dhe nuk ka qenë i pranishëm në stërvitjen e Real Madridit para ndeshjes së të shtunës në La Liga, në udhëtim tek Osasuna.

Thuhet po ashtu se francezi i është nënshtruar testit për Covid-19 dhe po e pret rezultatin. Sidoqoftë, La Liga duhet ta miratojë rikthimin e tij në punë pasi protokolli thotë se një person duhet të izolohet për tri ditë dhe më pas të marrë testin negativ për t’u kthyer në stërvitje ose të marrë pjesë në një ndeshje.