Toni Kroos ende nuk ka vendosur nëse do të paraqitet edhe në edicionin 2023/2024. Mesfushori 33-vjeçar ka theksuar se ende nuk ka marrë një vendim të fundit. Gjermani është lojtar i rëndësishëm i Real Madridit.
“Ende jam duke menduar se çfarë të bëj kampionatin e ardhshëm. Përvoja ime më thotë se është mirë që këto gjëra t’i diskutoj privatisht. Nëse diçka ndodh zyrtarisht, jam i sigurt se do ta zbuloni. Për momentin nuk e kam marrë vendimin, por jemi të qetë, sepse as klubi dhe as unë nuk do të bëjmë ndonjë marrëzi. Jam vërtet i qetë”, ka thënë Kroos, raporton “goal.com”.
Mesfushori është pjesë e Realit prej vitit 2014. Ai më herët karrierë ka bërë edhe te Bayerni dhe Leverkuseni.
Artikuj të ngjashëm