Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kroos refuzon kontratën e re

Toni Kroos

Mesfushori Toni Kroos ka refuzuar kontratën e re nga Real Madridi.

“Marca” ka raportuar të mërkurën se krerët e Realit i kanë ofruar gjermanit mundësinë që të mbetet në klub deri në verën e vitit 2024, por gjermani ka refuzuar.

Kroos, i cili ka kontratë me Realin deri në vitin e ardhshëm, ka kërkuar që ta shohë projektin e klubit për sezonin 2022/23 përpara se ta firmosë kontratën e re.

Ai ka pranuar se është i lumtur në Madrid, por nuk e ka përjashtuar mundësinë e largimit në verë nëse nuk është dakord me politikat e klubit për sezonin e ri.

32-vjeçari është njëri prej lojtarëve kyç të Real Madridit, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2014 nga Bayerni. Ai këtë edicion ka dy gola e tri asistime në 42 paraqitje në të gjitha garat.