Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kroacia mposht Armeninë dhe kualifikohet në Evropian

Kroacia nuk ka lejuar befasi ndaj Armenisë dhe kështu e ka siguruar pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian të futbollit.

Të martën mbrëma në “Maksimir” të Zagrebit, Kroacia e mposhti 1:0 Armeninë. Ante Budimir e shënoi golin me vlerë të madhe në minutën e 43-të të ndeshjes.

Kroacia kualifikohet nga pozita e dytë në Grupin D. Në tetë ndeshje mblodhi 16 pikë. Turqia e ka fituar grupin me 17 pikë.

Armenia mblodhi tetë pikë dhe përfundoi e katërta.

Ka kohë që Kroacia nuk ka munguar nga ngjarjet e mëdha të futbollit.