Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fitore e thellë e Kroacisë

Kroacia ka shënuar fitore të thellë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024. Të premten mbrëma, kroatët fitua 5:0 ndaj Letonisë. Ndeshja u luajt në Rijekë dhe i takoi Grupit D.

Bruno Petkoviq i shënoi dy gola, ndërsa nga një e realizuan Luka Ivanushec, Andrej Kramariq dhe Mario Pashaliq.

Kroacia është e dyta në grup me shtatë pikë nga tri ndeshje. Shtatë pikë, por nga katër ndeshje i ka Armenia në vendin e tretë. Turqia udhëheq me dhjetë pikë nga pesë ndeshje.