Sport

Fitore e thellë e Suedisë

Suedia ka shënuar fitore të thellë në kualifikimet për Euro 2024. Të shtunën mbrëma, Suedia fitoi 5:0 në udhëtim tek Estonia.

Viktor Gyokeres, Dejan Kulusevski, Alexander Isak, Robin Quaison dhe Viktor Claesson i shënuan golat për Suedinë.

Për Suedinë ishte vetëm fitorja e dytë në Grupin F. Renditet e treta me gjashtë pikë. Nga dhjetë i kanë Belgjika dhe Austria.

Estonia dhe Azerbejxhani kanë vetëm nga një pikë.