Austria ka shënuar fitore të madhe në udhëtim te Suedia, për të mbetur lider me Belgjikën me nga 13 pikë pas pesë ndeshjeve të luajtura.
Austria të martën mbrëma në “Friends Arena”, shënoi fitore 3:1, në ndeshjen e Grupit F.
Michael Gregoritsch në minutën e 53-të dhe Marco Arnautoviq me dy gola, në minutën e 56-të dhe të 69-të, ishin realizatorët e golave për austriakët.
Emil Holm në minutën e fundit në ndeshje shënoi golin e vetëm për suedezët.
Suedia mbetet në pozitën e tretë me 6 pikë.
Azerbajxhani dhe Estonia kanë nga një pikë në dy vendet e fundit.