Austria ka shpërthyer në pjesën e dytë për fitoren shumë bindëse ndaj Norvegjisë. Të dielën mbrëma në Linz, Austria fitoi 5:1 ndaj Norvegjisë së Erling Haalandit.
Ndeshja i takoi Grupit B3 të Ligës së Kombeve.
Marko Arnautoviq shënoi për 1:0 në të mirë të Austrisë në minutën e tetë. Alexander Sorloth barazoi në 1:1 në minutën e 39-të.
Me rezultatin 1:1 përfundoi pjesa e parë. Menjëherë në minutën e 49-të, Arnautoviq shënoi nga pika e bardhë për 2:1. Më pas gola për Austrinë shënuan edhe Philipp Lienhart, Stefan Posch e Michael Gregoritsch.
Norvegjezët nuk shfaqën thuajse asgjë në fushë në pjesën e dytë.
Pas katër xhirosh, Norvegjia, Austria dhe Sllovenia i kanë nga shtatë pikë. Kazakistani e ka vetëm një pikë.
Më herët të dielën, Sllovenia fitoi 1:0 ndaj Kazakistanit në Almaty.