Suedia ka realizuar fitore ndaj Estonisë por nuk ka pasur ndonjë rëndësi të madhe.
Suedezët të dielën mbrëma fituan në “Friends Arena” me rezultatin 2:0 ndaj estonezëve.
Ndeshja i ka takuar Grupit F kualifikues për “Euro 2024”.
Megjithatë, Suedia vetëm i mbylli kualifikimet me fitore, për shkak se nuk mund të kualifikohet në turneun që vitin tjetër organizohet në Gjermani.
Viktor Claesson në minutën e 22-të dhe Emil Forsberg në minutën e 55-të, shënuan golat e fitores për suedezët. Suedia këtë cikël eliminator të Evropianit e mbyll në pozitën e tretë me 10 pikë. Estonia mbetet e fundit me një pikë.