Kroacia ka bërë një hap të madh për ta siguruar biletën për në Evropianin e vitit të ardhshëm.
Të shtunën, Kroacia mposhti 2:0 në udhëtim Letoninë.
Kroatët e vulosën fatin e sfidës shumë herët. Shënuan përmes Lovro Majer në minutën e shtatë dhe Andrej Kramariq në të 16-n.
Raste pati edhe në vazhdim, por s’pati gola.
Me këtë fitore, Kroacia i ka 13 pikë në vendin e dytë, dy më shumë se vendi i tretë që mbahet nga Uellsi. Turqia është e para në grup me 16 pikë.
Në duelin vendimtar, Kroacia pret Armeninë, e cila u eliminua pas barazimit të sotëm me Uellsin.