Ante Budimir ka shënuar golin për fitoren 1:0 të Kroacisë ndaj Panamasë. Ndeshja e luajtur në Toronto në orët e para të së martës i takoi Grupit L të Kupës së Botës.
Me fitore, Kroacia mbeti në garë për avancim tutje. Ndërkohë Panamaja eliminohet. Nuk ka pikë pas dy ndeshjeve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAnglia dhe Gana udhëheqin në grup me nga katër pikë, ndërsa Kroacia është e treta me tri pikë. Në xhiron e fundit Anglinë e pret punë më e lehtë. Përballet me Panamanë. Ndërkohë Kroacia e Gana luajnë ndeshje vendimtare në Filadelfi, më 27 qershor.
Lojtarët e Panamasë nuk kanë lënë shumë hapësirë në mbrojtje. Por katër minuta pasi trajneri kroat, Zlatko Daliq, aktivizoi një sulmues shtesë, Josip Stanishiq bëri asistimin për Budimirin.
“Ishte shumë vështirë dhe nuk kam pritur se do të jetë kaq ndeshje e vështirë”, ka thënë Daliq. “Nuk kemi reaguar më së miri. Ndoshta ishte për shkak të presionit pasi na janë dashur vërtetë këto tri pikë”, ka shtuar selektori kroat.
Luka Modriq e luajti ndeshjen e 200-të për Kroacinë.