Sulmuesi i Kosovës U21, Dion Krasniqi, synon titullin e kampionit në Suedi me skuadrën e Elfsborgut.
20-vjeçari ka kaluar në radhët e Elfsborgut nga skuadra tjetër suedeze, Varbergs.
“Ishte një ofertë joshëse. Ndihem shumë i emocionuar që jam pjesë e një skuadre që synon titullin. Kjo skuadër ka dëshmuar edhe në të kaluarën se i kanë zhvilluar lojtarët e rinj dhe pastaj i kanë shitur”, ka thënë Krasniqi për “fotbolldirekt.se”.
Krasniqi me skuadrën elitare të Suedisë ka nënshkruar kontratë deri në fund të vitit 2026. Më herët karrierë ka bërë edhe te Lundsi suedez, ndërsa për Kosovën U21 ka pesë paraqitje.