Sulmuesi Albin Krasniqi ka bërë lëvizje të rëndësishme në karrierë. 21-vjeçari ka firmosur me skuadrën e Superligës së Zvicrës, Winterthur. Krasniqi u transferua nga St. Galleni, ndërsa firmosi për tri vjet me Winterthurin.
Krasniqi është zhvilluar te Baseli, ndërsa vitin e kaluar iu bashkua St. Gallenit. Për St. Gallenin i luajti nëntë ndeshje në Superligën e Zvicrës dhe realizoi një gol. Por më shumë u aktivizua në ekipin U21 të St. Gallenit. I shënoi dhjetë gola në 23 paraqitje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKa luajtur një ndeshje për U21 të Zvicrës.
Te Winterthuri pritet të luaj rregullisht në Superligë. Winterthuri e ka vlerësuar përforcim të madh për fazën e sulmit.