Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kozniku nuk heq dorë nga ëndrra për të drejtuar Kosovën

Ardian Kozniku është i vendosur që të drejtojë Përfaqësuesen e Kosovës në futboll. Një prej ish-futbollistëve të mëdhenj kosovar këtë ëndërr e ka shprehur për kohë të gjatë dhe po refuzon të heq dorë prej saj, shkruan sot Koha Ditore.

Kosova po e luan ciklin e parë eliminator të saj, atë për botërorin "Rusia 2018". Kosovën në këtë cikël po e drejton Albert Bunjaki, që përzgjedhës është prej vitit 2009. Pas humbjeve rresht, ka pasur presion mbi Bunjakin, por ai është shprehur i vendosur që të vazhdojë punën, ndërsa edhe besimi i FFK-së ndaj tij është dukur i palëkundur.

Bunjaki ka plane për të dërguar Kosovën në evropianin e vitit 2020, ndërsa Kozniku ka plane që një ditë të drejtojë përfaqësuesen ambicioze.

Ai aktualisht punon si trajner i kategorive të reja në Zagreb të Kroacisë, ku edhe jeton. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.