E ardhmja e mbrojtësit të Napolit, Kalidou Koulibalyt, pritet të mësohet shumë shpejt.
Mediat në Itali shkruajnë se agjenti i lojtarit do të ketë një takim me presidentin e Napolit, Aurelio De Laurentiis, për të diskutuar për të ardhmen e qendërmbrojtësit.
Raportohet se De Laurentiis, është i gatshëm ta shesë futbollistin nga Senegali, por kërkon të paktën 60 milionë euro.
Nëse Napoli dëshiron ta mbajnë Koulibalyn, bëhet e ditur se ai mund të kërkojë rritje page.
Koulibaly ka kontratë me Napolin deri në qershor të vitit 2023.
Interesimin më të madh për të e kanë shfaqur klubet angleze.