Mbrojtësi senegalez Kalidou Koulibaly ia ka bërë me dije krerëve të Napolit se dëshiron të largohet në verë, njofton “Il Matino” të dielën, transmeton Koha.net.
Koulibaly ka pasur një telefonatë me presidentin e klubit Aurelio de Laurentiis ku ia ka bërë me dije atij se dëshiron të transferohet në verë. Manchester Unitedi është një nga klubet që po interesohet për transferimin e reprezentuesit të Senegalit.
Koulibaly 28-vjeçar ka kontratë me Napolin deri në verën e vitit 2023. Napoli kërkon së paku 90 milionë euro për Koulibalyn.
Artikuj të ngjashëm