Kosova në futboll të vogël në Brazil, në qytetin ku u lind ylli i Barcelonës, Neymar, do të përfaqësohet nga ekipi “Simpatikët”, që dolën më të suksesshmit nga ky turne.
Turneu filloi më 4 prill me pjesëmarrës nga e gjithë Kosova. Në fazën finale morën pjesë 16-të ekipe, ku në fund triumfues dolën “Simpatikët”, që në finalen e madhe e mposhtën ekipin e Gjakovës, duke i mposhtur ata me rezultat 5:0 qysh në pjesën e parë, raporton KTV.
Rregulla e këtij turneu që e bën më të veçantë është se nëse një ekip shënon gol, ekipi kundërshtar duhet ta heqë nga loja një futbollist. “Simpatikët”, kanë qenë bindshëm më të mirë gjatë gjithë garës duke i fituar bindshëm të gjitha ndeshjet para kohe.
I njëjti ekip ishte i pafat vitin që shkoi duke u mposhtur pikërisht në ndeshjen vendimtare.
Turneu gjigant në të cilën sivjet do të marrin pjesë më shumë se 50-të shtete nga 6 kontinente, organizohet nga Neymar së bashku me Redbullin, ndërsa në Brazil do të jetë i pranishëm edhe vetë sulmuesi. Fituesi i garës në Brazil do të ketë udhëtojë për 1 javë në Barcelonë, si mysafirë të yllit të “Blaugranas”.
-
Flamuri kombëtar e ai shtetëror në falënderimin e Neymarit për futbollistët e 53 vendeve
-
Të premten mësohet kush përfaqëson Kosovën në finalen botërore të “Neymar Jr’s Five”
-
Ancelotti thotë se karriera e Neymarit te Brazili ka marrë fund
-
Neymar i jep fund karrierës me Brazilin
-
Neymari statistikat më të mira i ka ndaj Japonisë