Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova U21 synon fitore ndaj Turqisë

Kombëtarja U21 e Kosovës synon që të martën të fitojë në ndeshjen ndaj Turqisë, të vlefshme për kualifikim në Evropian.

Në konferencën e mbajtur të hënën, përzgjedhësi Rafet Prekazi dhe lojtarët Mirlind Daku e Lirim Kastrati janë shprehur optimistë për ndeshjen.

Prekazi e cilësoi ndeshjen e nesërme një ndeshje mjaft të vështirë duke parë edhe formën në të cilën është duke kaluar Turqia.

Ndërkaq dy lojtarët Mirlind Daku dhe Lirim Kastrati pohuan se janë duke punuar vazhdimisht dhe besojnë që nesër do të dalin me 3 pikë nga stadiumi "Fadil Vokrri".

Kujtojmë që ndeshja mes Kosovës U21 dhe Turqisë U21 zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:00.

Artikuj të ngjashëm