Përfaqësuesja e Kosovës U21, i ka marr rezultatet për COVID-19. Të gjithë lojtarët (31) dhe stafi, kanë rezultuar negativë dhe do të jenë të gatshëm kundër Anglisë U21. Lajmin për “KOHËN” e ka konfirmuar, menaxheri i U21, Zgjim Sojeva.
“Jemi testuar të mërkurën në Kukës të Shqipërisë. Kurse sot i kemi marrë rezultatet dhe të gjithë kemi dalë negativë”, ka thënë Sojeva. Edhe Kosova U21, testet i ka kryer në Kukës të Shqipërisë sikurse ekipi A. Përfaqësuesja U21, do të luajë të premten kundër Anglisë U21, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian. Ndeshja do të luhet nga ora 19:00 në “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Artikuj të ngjashëm
-
Të gjithë në përfaqësuesen U-21 të Kosovës në futboll rezultojnë negativë në testet për koronavirus
-
Kosova U21 me shumë mungesa ndaj Anglisë
-
Gjithë delegacioni i Kosovës del negativ në testet për COVID-19 para ndeshjes me Moldavinë
-
Kosova U21 mposhtet nga Spanja
-
Mblidhet gjenerata e re e Kosovës U21