Kosova U17 u mposht në ndeshjen e parë nga Ukraina e kësaj grupmoshe me rezultatin 2:0.
Ishte ndeshja e parë e “Elite Round”, për kualifikim në Kampionatin Evropian të këtij viti.
Për ta shmangur disfatën kundër Italisë dhe për të arritur rezultat pozitiv ndaj “azzurrëve”, Kosova U17 e drejtuar nga trajneri Arsim Abazi po punon në evitimin e gabimeve nga ndeshja e parë.
“Ndonëse humbëm ndeshjen e parë, treguam karakter të fortë ndaj Ukrainës dhe kemi parë që kemi kapacitet e mund të përballemi edhe me ekipe të tjera. Jemi përgatitur maksimalisht për ndeshjen me Italinë dhe besoj që kemi gjasa të nxjerrim rezultat pozitiv. Kemi dy lojtarë me lëndime, por kemi gjetur zëvendësimet e duhura që na japin shpresë për rezultat pozitiv për të shkuar drejt qëllimit”, ka thënë përzgjedhësi Abazi për sajtin zyrtar të FFK-së.
Ndërkohë, Erion Kajtazi, sulmues tek të rinjtë e Trepçës ’89, ka theksuar se Italia është kundërshtare e një niveli shumë më të lartë.
Edhe
Te Kosova U17 kanë pritur më shumë në kualifikimet për “Euro 2023”
“E dimë mirë që do të jetë një ndeshje e fortë, ngase Italia është tjetër nivel i kundërshtarit, por ne nuk hyjmë për t’u dorëzuar dhe do të luftojmë deri në fund. Besoj që e kemi ekipin e mirë dhe po ashtu ende kemi shpresa për kualifikim”, ka thënë Kajtazi të premten.
Evropiani i grupmoshës U17 nis më 16 maj dhe mbyllet më 1 qershor. Sivjet organizatore është Izraeli.
Izraelit në Evropian i bashkohen vendet e para të tetë grupeve të “Elite Round” dhe shtatë skuadrat më të mira të vendeve të dyta.
Kosova në Grupin 6 është në pozitën e fundit pa pikë, bashkë me Poloninë.
Edhe
Abazi thotë se Kosova e ka merituar fitoren ndaj Polonisë
Ukraina dhe Italia kanë nga tri pikë pas një ndeshjeje të zhvilluar.
Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Italisë nis në orën 15:00 dhe luhet në Itali që është nikoqire e grupit 6. Më 26 prill, “Dardanët” e rinj luajnë kundër Polonisë.