Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova U17 mposhtet nga Italia 1:0 dhe eliminohet

Pas disfatës që e pësoi para disa ditësh nga Ukraina U17, “Dardanët” e rinj u mposhtën edhe në ndeshjen e dytë dhe humbin mundësinë për t’u kualifikuar tutje.

Kosova U17 të shtunën gjatë ditës humbi me rezultatin 1:0 nga Italia e kësaj grupmoshe në takimin e dytë të “Elite Round”, që ishte i rëndësishëm për kualifikim në Kampionatin Evropian të këtij viti.

Italianët, që janë nikoqir të grupit, triumfuan vetëm falë një penalltie të minutës së 74-t. Arjol Bllaca në tentim për ta larguar topin, pati kontakt të lehtë me zëvendësuesin Mattia Malaspina. Gjyqtari kryesor akordoi në pikën e bardhë, ndërsa protesta të mëdha pati nga lojtarët dhe stafi i Kosovës.

Nga pika e penalltisë i saktë ishte sulmuesi Alessandro Bolzan.

Me këtë fitore, Italia kualifikohet tutje nga vendi i parë në grup. Në ndeshjen tjetër të grupit, Polonia fitoi ndaj Ukrainës, 3:2.

Në Grupin 6, Italia U17 ka 6 pikë në dy ndeshje, Polonia dhe Ukraina kanë nga tri pikë, ndërsa Kosova është e fundit pa pikë.

Evropiani i grupmoshës U17 nis më 16 maj dhe mbyllet më 1 qershor. Sivjet organizatore është Izraeli.

Edhe Kosova U17 mposhtet edhe nga Bjellorusia Futboll Kosova U17 mposhtet edhe nga Bjellorusia

Izraelit në Evropian i bashkohen vendet e para të tetë grupeve të “Elite Round” dhe shtatë skuadrat më të mira të vendeve të dyta.

Më 26 prill, “Dardanët” e rinj luajnë kundër Polonisë në orën 15:00.

Italia nga ana tjetër ballafaqohet me Ukrainën në po të njëjtën ditë.