Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Abazi thotë se Kosova e ka merituar fitoren ndaj Polonisë

Kosova U17 i ka përfunduar me humbje kualifikimet për Evropianin e këtij viti. Të martën në Itali, Kosova humbi 2:1 nga Polonia, ndonëse ishte duke udhëhequr 1:0.

Përzgjedhësi Arsim Abazi ka vlerësuar se Kosova e ka merituar fitoren. Kosova U17 ishte mposhtur edhe nga Ukraina dhe Polonia dhe mbeti e fundit në grup në raundin elit.

“Mendoj se luajtëm mirë dhe djemtë u angazhuan mjaft. Krijuam disa raste dhe kemi mundur të fitojmë qysh në pjesën e parë, sipas rasteve që patëm. Por, polakët nga dy raste arritën të shënojnë, madje njëherë nga pika e bardhë. Unë edhe njëherë i përgëzoj lojtarët për angazhimin dhe karakterin, por ky është futbolli, jo gjithmonë fiton skuadra më e mirë”, ka theksuar Arsim Abazi për faqen zyrtare të FFK-së.

Në ndeshjen tjetër të Grupit 6, Italia fitoi 3:1 ndaj Ukrainës. Grupin e fitoi Italia me 9 pikë, Polonia mbeti e dyta me 6 pikë, ndërsa Ukraina mblodhi 3 pikë. Italia dhe Polonia u kualifikuan në Evropian.